
Hakil Osmani është shprehur se dita e sotme dhe e nesërme mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve ndërsa do të ketë reshje të pakta shiu
Sipas tij në zonat malore do të kemi reshje shiu ndërsa në zonat e thella të alpeve do të kemi reshje të dëborës.
Deri ditën e premte do të kemi më shumë orë e diell por vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente.
“Duke filluar nga e mërkura deri të premten reshjet do të izolohen vetëm në zonat malore, ndërsa ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve”- bëri me dije Osmani.
Ai tha se fundjava ka sinjale të ketë më shumë vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, ku më të shumta do të jenë në zonën veriore.
“Duke filluar nga sot deri të premten do të kemi një përmirësim të parametrit të erës, ndërsa në fundjavë erërat do të jenë të forta”- tha ai.
Osmani informoi se sot e nesër pritet që temperaturat të jenë të larta. Ndërkohë duke filluar nga e mërkura e në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 15 gradë celsius ndërsa vlerat minimale -1 gradë celsius.
Lini një Përgjigje