TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2024, 11:48

“The Sun” nuk i ndahet “Babales së Tik Tokut”: Gangsterët shqiptarë paguajnë 2 mijë paund për raporte seksuale me gardianet

Shkruar nga Pamfleti

“The Sun” nuk i ndahet “Babales së Tik Tokut”:

Revista britanike “The Sun” vijon t’u kushtojë vëmendje shqiptarëve. Pak javë më parë ju kushtua një shkrim Eugert Merizajt, i cili sipas medias britanike, mblidhte para në “Tik Tok” për të dalë nga burgu.

Sot ai është protagonist në një tjetër shkrim. Sipas “The Sun” gangsterët shqiptarë mburren në TikTok se kanë pagur deri në dy mijë paund për të kryer marrëdhënie seksuale me gardianet e burgut.

Kjo është zbuluar nga një bisedë live në Tik Tok e shqiptarit të dënuar me 32 vite burg për vrasje, i njohur gjerësisht një rrjetet sociale, me pseudonimin Babale. Në këtë bisedë në chatin Live të Merizajt në TikTok, një ish i burgosur shqiptar ka shkruar se “ne shqiptarët nëpër burgje për 2.000 stërlina kemi patur marrëdhënie seksuale me gardianet”.

Eugert Merizaj më pas ka thënë se “nuk prek me dorë asnjë gardiane femër pasi nuk ka ndërmend të marrë 12 vite tjera burg për këtë”.


“Një ditë më parë erdhi një gardiane femër në qeli e me tha zgjohu e shko merr mëngjesin ndërsa një tjetër kontrolloi qelinë”, citohet në The Sun të ketë thënë shqiptari me origjinë nga Malllakasta, i cili është dënuar për organizimin e vrasjes të një ish snajperisti kurd, kthyer në rivalin e i tij i drogës në Angli.

 

Lini një Përgjigje