TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 17:21

“Thellësisht të tronditur për vrasjen e gjykatësit Kalaja”, reagon OSBE: Akt i dhunshëm ndaj drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Thellësisht të tronditur për vrasjen e gjykatësit

OSBE ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e cila ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm.

Sipas OSBE rrethanat e plota të sulmit janë ende nën het dhe se është e rëndësishme garantimi i vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.”-shprehet OSBE.

Lini një Përgjigje