TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 22:30

Tirana "pushtohet" nga protestuesit, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

Tirana "pushtohet" nga protestuesit, jehon thirrja: Rama jep

Vijon marshimi i protestës qytetare në rrugët e Tiranës, ku për të 30-ën ditë radhazi qindra qytetarë dolën në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë. Çdo mbrëmje, protestuesit marshojnë nën thirrjet "Rama jepe dorëheqjen" dhe "Rama në burg, Berisha në burg", "Poshtë patronazhistët", "Shqipëria është e shqiptarëve", "Ju erdhi fundi", etj.

Protesta e kësaj mbrëmjeje mblodhi një numër të lartë qytetarësh, të cilët përcollën mesazhe të forta gjatë fjalimeve të mbajtura në nisje të tubimit.

Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, qytetarët deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkuan edhe hetimin nga SPAK të aferave që, sipas tyre, kanë dëmtuar interesin publik.

"Kjo protestë do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. Nuk do të ndalemi derisa të ketë përgjegjësi për aferat që kanë rënduar mbi qytetarët. Kërkojmë që SPAK të hetojë çdo skandal dhe çdo abuzim me fondet publike. Qytetarët nuk do të tërhiqen nga kjo betejë për drejtësi dhe llogaridhënie", u shprehën ata.

Protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit me banderola, flamuj që valëviteshin dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Marshimi u zhvillua përgjatë itinerarit që përfshiu Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", zonën e Ushtarit të Panjohur, "9-katëshet", "Rrugën e Barrikadave", "Stacionin e Trenit", Bulevardi "Zogu i parë", për të vijuar më pas në rrugë të tjera të kryeqytetit.

marshim proteste

Lini një Përgjigje