TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 22:11

"Rama i vuri 24 orë në punë", Artan Hoxha: Antiterrori dhe SHISH kaluan në sitë 173 persona për protestën

Shkruar nga Pamfleti

"Rama i vuri 24 orë në punë", Artan Hoxha: Antiterrori

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se protesta qytetare ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në vend.

Sipas tij, deri javën e kaluar, shërbimet antiterror dhe SHISH kishin kaluar në verifikim 173 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje ose përfshirje me protestat, por pa kryer ndalime apo arrestime.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha u shpreh se protesta e gjeti të papërgatitur qeverinë dhe institucionet e sigurisë, të cilat u vunë më pas në funksion të plotë.

“Pjesëmarrja e madhe që në fillim, kapi gafil institucionet. Iu desh pak ditë që t’i vinte në punë institucionet që kanë në dorë. Duke mos e vlerësuar situatën, humbi kohë, për ta vënë në punë policinë kriminale, forcën operacionale. Ka një rrjedhojë pse është futur anti-terrori. Është anti-terrori i policisë, por edhe i SHISH”, tha gazetari.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka aktivizuar si rrallëherë strukturat inteligjente për të monitoruar zhvillimet rreth protestës, ndërsa këto institucione po punojnë në regjim të përforcuar.

“Në vetëvete, Rama si asnjëherë tjetër i ka vënë në punë këto struktura. Ai nuk i respekton agjencitë, por kaq shumë e ka ndjerë nevojën sa i ka vënë në punë 24 orë, janë në alert. Edhe shërbimi anti-terrorit të policisë edhe SHISH. Në rastin e Ikballes, u shpall non-grata. Në fakt Ikballja u përzgjodh dhe i shërbeu narrativës së kryeministrit, për të treguar ja provat që është Irani i përfshirë”, shtoi ai.

Hoxha deklaroi se shërbimet e sigurisë kanë krijuar një listë me persona që janë intervistuar ose verifikuar, por sqaroi se deri tani nuk ka pasur arrestime.

“Këto shërbime u vunë në dispozicion, prandaj kryeministri sot ka kaq shumë të dhëna për çdo njeri që flet dhe ka të kaluar problematike. Lista që di unë dhe ka anti-terrori sot, kemi dëgjuar disa që janë thirrur, por e quaj pjesë, për sa kohë nuk cënojnë lirinë e qytetarëve dhe protestuesve, janë duke bërë punën e tyre. Lista deri të enjten e kaluar, ishte 173 persona, që kanë kaluar në filtër, edhe persona të huaj edhe shqiptarë”, u shpreh Artan Hoxha.

Gazetari shtoi se ndër personat e intervistuar ka edhe figura publike, ndërsa theksoi se roli i institucioneve është të parandalojnë çdo rrezik të mundshëm për protestuesit apo institucionet.

“Goxhaj ka deklaruar vetë që është thirrur. Janë disa pjesëtarë, persona publikë. Nëse në protestë kanë informacione se janë përfshirë elementë të vendeve jo mike të Shqipërisë, është detyrë e tyre dhe nuk duhet të lejohet të vijnë. Nuk ka persona të ndaluar, vetëm të shoqëruar, të intervistuar. Ka referime në prokurori. Deri tani nuk kemi parë aktivitet konkret, rrezik për protestuesit dhe institucionet. Nëse ndodh është detyrë e institucioneve ta parandalojnë. Nëse misioni është për të furnizuar Instagramin dhe Facebook-un e Ramës, është çështje tjetër”, përfundoi ai.

artan hoxha shish rama

1 Komente

  1. H
    Hajri Thaçaj

    Valle a mund te kryej detyrën per interesat te Shqiperise SH.I.SH kur ky shërbim drejtohet nga zbulimi serb( sot quhet BIA)?

    Lini një Përgjigje