TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2026, 16:55

Tirana ‘skuqet’ sërish/ Diaspora sot e gjitha në shesh për largimin e kastës politike, ‘paralizohen’ rrugët e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti
Tirana ‘skuqet’ sërish/ Diaspora sot e gjitha në shesh
Mijëra automjete nga Diaspora mbërrijnë në Tiranë

Një kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në hyrje të Tiranës, ndërsa shqiptarë nga diaspora mbërritën për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar në kryeqytet. Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit kanë ardhur nga disa vende europiane dhe gjatë hyrjes në Tiranë janë dëgjuar thirrje "Rama në burg, Berisha në burg". Organizatorët deklarojnë se mobilizimi synon të bashkojë zërin e diasporës dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë në Tiranë për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike.

Kolona e gjatë automjetesh në hyrje të Tiranës, ka krijuar paralizim të trafikut. Ata brohorasin "Rama në burg, Berisha në burg".

Tirana ‘skuqet’ sërish/ Diaspora sot e gjitha në shesh

Njëri prej koordinatorëve të protestës deklaroi se pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga disa vende europiane. Sipas tij, një pjesë kanë hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Muriqanit, ndërsa të tjerë kanë mbërritur përmes Igumenicës.

Organizatorët thanë se mes pjesëmarrësve ka shqiptarë që vijnë nga Zvicra, Italia, Greqia, Belgjika, Franca, Austria, Britania e Madhe dhe Gjermania. Ata shtuan se shumë prej tyre kanë udhëtuar për rreth dy ditë për të qenë të pranishëm në protestë.

Sipas koordinatorit, mobilizimi synon të bashkojë zërin e diasporës në mbështetje të protestës, duke theksuar se tubimi do të ketë karakter politik.

Në deklaratën e tij, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike.

Protesta është paralajmëruar si mbarëkombëtare, ndërsa një numër i madh pjesëtarësh të diasporës pritet t’i bashkohen revoltës që vijon prej 35 ditësh.

Tubimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të paraqiten kërkesat e tyre.

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht.

diaspora protesta

Lini një Përgjigje