Aktualitet10 Dhjetor 2023, 19:44

Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, policia: Shoferët të mos kryejnë parakalime të gabuara

Shkruar nga Pamfleti

Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, policia: Shoferët

Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se në akset rrugore rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Mësohet se qarkullimi nuk është i bllokuar, por për shkak të fluksit të madh drejtuesit e automjeteve po përballen me ngadalësim të lëvizjes.

"Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës. Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës", njofton policia.

librazhd elbasan policia shofere