TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 22:03

U dëmtua gjatë shuarjes së zjarrit, Begaj viziton në spital komisar Trocin: Shembulli i tij i guximit, frymëzim për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua gjatë shuarjes së zjarrit, Begaj viziton në spital

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në spital komisar Agim Trocin, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën e Senicës. Kreu i shtetit vlerësoi aktin e tij si një shembull frymëzues të guximit dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë ne. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta”, u shpreh Presidenti Begaj pas vizitës.

Ai u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në parandalimin e zjarreve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e emergjencës. “Parandalimi fillon nga secili prej nesh. Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë”, shtoi Begaj.

Lini një Përgjigje