TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2025, 10:25

U rindërtua para 3 vitesh, Ura e Metoqit në Sarandë pëson dëmtime të rënda nga përmbytjet

Shkruar nga Pamfleti
U rindërtua para 3 vitesh, Ura e Metoqit në Sarandë pëson
Ura e Metoqit në Sarandë pëson dëmtime të rënda nga përmbytjet

Ura e Metoqit ka pësuar dëmtime të rënda pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Ura shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi.

Ura është e rindërtuar pasi para tre vitesh pësoi shembje.

Forcat e Emergjencave Civile kanë inspektuar urën për të parë nga afër dëmtimet dhe mundësitë e rikonstruksionit sa më të shpejtë.

Ndërkohë moti i keq ka ‘gjunjëzuar’ Shqipërinë prej ditësh teksa reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit.

Situata është raportuar problematike dhe në qarkun e Fierit ndërsa sipas përditësimeve të fundit, gjendja po shkon drejt normalizimit. Drejt normalizimit është dhe situata në qarkun e Korçës. Sot gjithashtu do të bëhet dhe shpërndarja e ndihmave për të gjitha familjen e prekura nga përmbytjet banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë.

Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore. Ndërkohë dëbora e parë ka rënë në qarkun e Korçës duke zbardhur malësinë e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës. Deri më tani situata nuk paraqitet problematike pasi reshjet nuk janë intensive ndërsa në rrugë ndodhen dhe borëpastrueset.

 

ura e metoqit në sarandë pëson dëmtime të rënda nga përmbytjet

Lini një Përgjigje