Kandidati i zgjedhur për Avokat të Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku u miratua me 85 vota pro në seancën e së enjtes.
Shabani shprehet se procesi ishte njëkohësisht “i rëndësishëm, personalisht prekës dhe surprizues në dinamikën e tij”.
“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.”, thotë ai.
Ndërkohë, ai vuri në dukje qëndrimin e mazhorancës, e cila nuk firmosi për kandidimin e tij, por e votoi unanimisht në momentin final.
“Deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë… por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.”
Shabani falënderoi 35 deputetët e opozitës që firmosën kandidaturën e tij, duke theksuar se nuk do t’u japë arsye të mendojnë se gabuan, pavarësisht se nuk e mbështetën në votim.
“I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.”
Ai shprehu mirënjohje edhe për mazhorancën, duke e cilësuar votën e tyre si akt pjekurie politike për zgjidhjen e një ngërçi të gjatë institucional dhe përparimin e procesit të negociatave.
“Duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit… dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.”, shprehet ai.
Në mbyllje, Shabani premtoi se do të kryejë detyrën me integritet dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se… do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve. Faleminderit!”, thotë Shabani.
Profili kush është Avokati i ri i Popullit
Endrit Shabani nuk është një emër i panjohur për publikun. Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i 'Nismës Thurje' dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.
Përtej profilit politik, Z. Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut. Ai ka kryer studimet Master dhe ka mbrojtur gradën shkencore 'Doktor i Shkencave' (PhD) në Universitetin e Oksfordit.
Prej 15 vitesh, Shabani punon si pedagog i së drejtës në universitete në Shqipëri, Francë dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ai ka shërbyer si konsulent për organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Transparency International, Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës.
O sorrosian je nje me komunistat qe na drejtojne palaco burre shko beju fresk tani njerez pa shtylle kurrizore zvarranik.