TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 09:55

Çudira në Elbasan, votuesi mesazh në fletën e votimit: Forca Real Madrid!

Shkruar nga Pamfleti
Çudira në Elbasan, votuesi mesazh në fletën e votimit:
Votuesi komente në fletën e votimit në Elbasan

Në Elbasan konstatohen shumë vota me mesazhe të çuditshme.

Votues të ndryshëm kanë shprehur mllefin ndaj liderëve të partive kryesore politike, me mesazhe të ndryshme në fletët e votimit,.

I tillë është rasti i një votuesi, i cili në fletën e votimit në vend që të vendoste votën te partia dhe kandidati që ai preferonte, shprehu ‘vullnetin e tij të thellë politik’ për ekipin e njohur të futbollit europian Real Madrid.

Ndërsa të tjerët po mendoheshin mes partive, koalicioneve, e premtimeve, ai votoi për skuadrën që s’e zhgënjen kurrë (ose të paktën jo aq sa politikanët).

Në vend të kryqit në fletë kishte shkruar “Forca Real Madrid”.

 

Lini një Përgjigje