TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shtator 2025, 06:54

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e hënë

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit.

Temperaturat gjithashtu do të pësojnë një ulje krahasuar me ditën e fundit. Në Peshkopi temperatura maksimale do të jetë 17 gradë celcius, ndërsa në Bajram Curri, Korçë e Kukës, termometri do të regjistrojë si temperaturën maksimale 18 gradë.

Ndërkohë në Durrës, Tiranë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Berat, Berat e Fier, temperaturat maksimale do të jenë 26 gradë celcius.

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi 7-14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

Lini një Përgjigje