
Ekzekutivi nuk pajtohet me vendimin e inspektorit të lartë të drejtësisë Artur Metani, për të arkivuar ankesën ndaj prokurores së shkodrës Elsa Gjeli. Në një përgjigje zyrtare, ministria e drejtësisë bën me dije se ka paraqitur ankim në këshillin e lartë të prokurorisë, në datën 24 shtator.
Në fillim të korrikut, ministria e drejtësisë i kërkoi ILD-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Gjeli, pas zbulimit të ndërtimeve pa leje në Theth dhe dyshimeve të mos hetimit të duhur të një rasti nga prokurorja në fjalë, veprimet e së cilës u denoncuan nga kryeministri Rama.
Por kreu i ILD-së njoftoi ministrinë e drejtësisë më 19 shtator se nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë të cilët krijojnë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli.
Tashmë do të jetë Këshilli i lartë i prokurorisë që do të vendosë për pretendimet e ekzekutivit dhe vendimarrjen e inspektorit të lartë të drejtësisë.
“Ne pergjigje te kerkesës tuaj drejtuar Ministrisë sẽ Drejtësisë, protokolluar me nr.4637, prot., date 22.09.2025, me ane të se cilës: kerkoni informacion nëse Ministria e Drejtësise ka ushtruar ankim në Keshillin e Lartë te Prokurorisë lidhur me vendimin e ILD-së per tê arkivuar ankesën e depozituar nga Ministri i Drejtesisê ndaj veprimtarisé së prokurores Elsa Gjeli, ju bëjmë me dije se: Sikundër jeni nè dijeni, Ministria e Drejtesisë me shkresên me nr.3531/1 prot., date 10.07.2025 i ka kerkuar Inspektorit t Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores se Prokurorise prané Gjykatës se Shkalles sẽ Parè të Juridiksionit te Pergjithshëm Shkoder, znj.Elsa Gjeli. Inspektori i Lartë i Drejtësisë me shkresën me nr.3513/3 port., date 19.09.2025 ka njoftuar institucionin toné për arkivimin e ankeses ndaj prokurores se Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Pergjithshëm Shkodër, znj.Elsa Gjeli. Ne vijim të vendimmarrjes së Inspektorit te Lartë te Drejtësisë per arkivimin e ankesës, Ministria e Drejtësisê ka paraqitur ankim me shkresën me nr. 4691 prot., date 24.09.2025.”, thotë Ministria e Drejtësisë për Euronews Albania
Lini një Përgjigje