Aktualitet 2 Tetor 2023, 14:10

Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, Manastirliu e pashqetësuar: Do vijojmë transformimin!

Shkruar nga Pamfleti
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit
Ogerta Manastirliu dhe Artan Hoxha

Ditën e sotme në të gjitha universitetet e vendit nisi viti i ri akademik 2023-2024 ku rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.

Në rang kombëtar Universiteti i Tiranës mbetet i pari por në rang ndërkombëtar Universiteti i Tiranës ishte në fund të renditjes në  ‘Times Higher Education World University Rankings“.

Për këtë renditje, Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, në një ceremoni për nisjen e vitit akademik,  tha se kemi të bëjmë me një rankim në përpunim dhe se rezultatet përfundimtare të të cilit do të dalin në 2024.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”, tha ai.

Për ministren e re të arsimit, Ogerta Manastirliu, rankimi është tregues që duhet të vijojë transformimi i universiteteve.

“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve.” nënvizoi Manastirliu.

ogerta manastirliu universiteti i tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar