TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, humbi jetën gjatë një operacioni në Maliq pasi u qëllua nga një i shumëkërkuar. Ai u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa një koleg i tij mbeti i plagosur rëndë.

Në dosjen “Revanshi”, SPAK ka kërkuar rreth 100 vite burg për disa të pandehur të krimit të organizuar.

Në GJKKO, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave në dosjen “Metamorfoza”, duke i mohuar ato.

Igli Tare është marrë i pandehur për pastrim parash, ndërsa Kushtetuesja ka rrëzuar padinë për ndalimin e patinave elektrike.

Në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova humbën jetën në një tragjedi në det gjatë përgatitjeve për festivalin “Unum”.

Në Kurbin u regjistrua një shpërthim me tritol ndaj një biznesi, pa të lënduar, ndërsa në Greqi një i arratisur nga burgu i Korydallos vijon të jetë në kërkim.

Lini një Përgjigje