TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2026, 14:54

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

 

‘Djali im u ekzekutua, SPAK nuk do ta hetojë!’ – Mustafa Martinaj, babai i të zhdukurit Ervis Martinaj, denoncon mungesën e hetimit nga SPAK, gjatë seancës në GJKKO.

Kapet me armë, 13 vite më parë vrau shokun e shkollës – 28-vjeçari Edrin Varaku arrestohet në Durrës me armë zjarri pa leje gjatë një operacioni policor.

I dënuar përjetë, ndërron jetë i burgosuri – Hysni Qamil Repaj vdes në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ishte dërguar në gjendje kritike shëndetësore.

Abuzoi me mbesën, lihet në burg 39-vjeçari – Sabri Likaj mbetet në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Beratit; ai mohon akuzat, duke thënë se gjithçka është sajuar nga kunata për çështje pasurie.

Vrasja e 13-vjeçares në Itali – Ish-i dashuri i të miturës shqiptare dënohet me 17 vite burg për ekzekutimin e vajzës në Piacenza; gjykata evidenton planifikim të krimit dhe presion emocional.

Paratë e pista kanë depërtuar deri në Parlament – Rai 3 zbulon bashkëpunimin mes mafies kineze, shqiptare dhe ’Ndrangheta për dominimin e tregjeve, duke përfshirë drogën dhe ekonominë e paligjshme.

Mediat spanjolle: Krimi shqiptar kontrollon jugun – Vrasja e 20-vjeçarit Miklovan Dakaj në Costa del Sol zbulon përmasat e krimit të organizuar dhe rivalitetin mes klaneve të drogës.

Autoritetet: Mafia shqiptare pushton Perunë – Hetimet në Lima dhe portin e Callao-s zbulojnë rrjetet e trafikut të kokainës drejt Evropës, me shqiptarë dhe bashkëpunëtorë vendas.

Aksidenti ajror me 67 viktima, dalin pamjet – Në SHBA, avioni i pasagjerëve American Airlines përplaset me helikopterin ushtarak Black Hawk pranë Aeroportit Ronald Reagan; të gjithë pasagjerët humbin jetën, dhe pamjet e publikuara zbardhin momentet e fundit.

 

edicioni i lajmeve nga kronika e zeza

Lini një Përgjigje