Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Gjyqi i themelit për Metën e Kryemadhin/ Avokati i ish-deputetes ngelet jashtë sallës së gjyqit
Ditën e sotme u mbajt gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se avokati i Kryemadhit nuk hyri në sallë, pasi Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.
Kujtojmë se edhe më herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.
Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për “luftën e algoritmit
Protestat e përditshme para Kryeministrisë dhe rritja e jehonës së tyre në rrjetet sociale duket se kanë shtuar shqetësimin në radhët e mazhorancës.
Pak ditë pasi Edi Rama mblodhi deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, duke u kërkuar më shumë angazhim publik dhe aktivitet në rrjetet sociale përballë protestës, duket se makineria e Partisë Socialiste është vënë në lëvizje.
Sot ka pasur një sulm masiv ndaj Dritan Goxhajt, duke dashur ta shpallin si agjent të Iranit, për të delegjitimuar protestën. Dhe ky sulm nuk ka qenë rastësor.
Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, të gjithë ministrat kanë zhvilluar mbledhje me stafet dhe kanë dhënë urdhra të bëjnë sa më shumë postime dhe reagime në rrjetet sociale. Sipas Dervishit, më i devotshmi ka qenë Blendi Gonxhe, i cili ka mbajtur 5 orë mbledhje.
24 ditë protesta/ Rama mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë në selinë e PS
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat.
Takimi pritej të niste në orën 08:30.
Mbledhja vjen pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë, si dhe në një kohë kur prej më shumë se tre javësh në Tiranë po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij.
Pas takimit me drejtuesit politik, Edi Rama do të takohet edhe me kryebashkiakët. Takimi do të mbahet në orën 09:30, tek ish-hoteli “Dajti” në Tiranë.
Ndërkohë para takimit, Kryeministri Rama ka shpërndarë një mesazh e të një qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.
Në mesazhin e qytetarit, Rama gjen edhe shafajsim për akuzat ndaj tij, ku thekson se qytetarët që i kërkojnë dorëheqje duhet të provojnë “t’i veshin këpucët e kryeministrit” çfarë do të thotë.
Takimi me drejtuesit e PS/ Rama porosit të tijët: Rrini pranë qytetarëve, jemi në një luftë dixhitale
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure, një takim rreth 60-minutësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar në selinë e Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë dhe deputetëve të intensifikojnë praninë e tyre në terren, me qëllim dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve.
Sipas burimeve, Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të vazhdueshëm të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë të hapura për pritjen e qytetarëve dhe adresimin e kërkesave të tyre.
Duke iu referuar protestave qytetare që po zhvillohen prej 24 ditësh radhazi në Tiranë, Rama ka deklaruar: "Ndodhem në një luftë dixhitale."
Duhet theksuar se në mbledhjet e mëparshme të Partisë Socialiste, vëmendja është përqendruar kryesisht te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndërkohë, gjatë muajve të verës pritet të nisë procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të partisë në të gjithë vendin.
Në javët e fundit, kryeministri Edi Rama ka qenë veçanërisht aktiv në komunikimin publik lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke reaguar shpesh përmes rrjeteve sociale dhe daljeve publike.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje