Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë, ku ndër të tjera veçojmë:
Opozita ka nisur protestën para Kryeministrisë, me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur dhe akuza të forta ndaj qeverisë.
Paralelisht, zbardhen ndryshimet në Kodin Penal që, sipas kritikëve, përjashtojnë Kryeministrin dhe disa zyrtarë të lartë nga pezullimi.
Shqipëria zbret 11 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ndërsa AmCham paralajmëron rrezik për ekonominë dhe sigurinë kombëtare për shkak të problemeve me e-Albania.
Aktorja Anila Bisha padit qeverinë për përdorimin e imazhit të saj te “Diella”.
Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimin e PD-së për Rregulloren e Kuvendit, ndërsa në Komisionin e Ekonomisë Blushi përplaset me Braçen për çështjen e pensioneve dhe TVSH-së.
Në drejtësi, kryebashkiaku i Rrogozhinës nis vuajtjen e dënimit me 1 vit burg, ndërsa SPAK dërgon për gjykim Elvis Rroshin për tenderë me dëm 33 milionë lekë.
Protesta vijojnë edhe në Durrës, Lushnje e Velipojë për çështje pronash dhe projekte zhvillimi.
Ndërkombëtarisht, vijon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë... Bosnja hap hetime për “Sarajevo Safari”, ndërsa Macron paralajmëron për të ardhmen e BE-së... e Britania përballet me tensione politike.
Lini një Përgjigje