Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Edison Memolla në burg – Kryebashkiaku i Rrogozhinës nisi vuajtjen e dënimit 1-vjeçar për korrupsion në zgjedhje.
SPAK dërgon Elvis Rroshin për gjykim – Ish-kryebashkiaku i Kavajës dyshohet për një dëm ekonomik 33 mln lekësh në tenderë.
Sekuestrohen pasuri 200 mijë € – Pajtim Braçaj dhe Gjino Lleshaj, të dënuar për trafik droge, humbasin prona në Selitë.
“Plumbi i Artë” – Henrik Hoxhaj rrëfen porositë për vrasjen e Lulzim Mashës dhe djalit të tij.
Polici kërcënon qytetarin – Efektivi në Laprakë nxorri armën për një debat parkimi; pezullohet dhe nis hetimi penal.
Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali – Grupi shqiptar drejtonte furnizimin dhe shpërndarjen e drogës në Umbri dhe më gjerë.
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar – Në Itali, dhoma e gjumit u kthye në laborator droge; sekuestrohen 36 mijë € dhe 1 kg kokainë.
Aksident tragjik në Itali – Shoferi i një makine, dyshohet shqiptar, digjet për vdekje pas përplasjes me kamion plehrash.
Gjykata Speciale në Hagë – Dita e dytë e deklaratave përfundimtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së; prokuroria kërkon 45 vite burg për secilin.
Ushtria amerikane sulmon anijen e drogës – Dy persona vriten dhe një mbijetoi në Paqësorin Lindor.
Norvegji: Dosja Epstein – Dy diplomatë norvegjezë nën hetim për lidhje me pedofilin amerikan, largohen nga detyrat.
Lini një Përgjigje