Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:
SPAK publikoi raportin e vitit 2025 nje dite me pare, dhe sot, drejtuesi Klodian Braho paralajmëroi se do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën. Në skenën politike, kryeministri Edi Rama mbështeti ministres Belinda Balluku, duke tensionuar opozitën; Partia Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Bardhi, argumenton se vendimet nuk lidhen me provat, por me frikën se hetimet mund të shkojnë deri te kryeministri.
Sali Berisha zhvilloi takim me deputetin gjerman Peter Beyer, ku diskutuan nga çështjet e drejtësisë deri te integrimi europian, duke kritikuar keqqeverisjen aktuale. Ndërkohë, Kuvendi shqiptar u sulmua nga hakerë iranianë me grupin “Homeland Justice”, që kërcënoi se bisedat e deputetëve të korruptuar janë në duart e tyre.
Në Shkodër, një mbledhje për kandidatët për kryetar të degës degjeneroi në përpasje fizike mes demokratëve, ndërsa selia qendrore u përfshi gjithashtu në incident. Gjykata e Lartë nisi procedurat për rishikimin e pjesshëm të praktikës së masave të sigurisë pas akuzave të Ramës.
Në gjyqësor, bie kërkesa për Irena Gjokën në dosjen “Gërdeci”, ndërsa Mediu vazhdon të përballet me akuzën për shpërdorim detyre. Gjykata amerikane sekuestron 13 milionë dollarë të aseteve të Shqipërisë, duke i dhënë të drejtë kompanisë “Omni Bridgeway” pas fitimit të arbitrazhit.
Në skenën ndërkombëtare, Gjermania thellon hetimet ndaj rrjetit ndërkombëtar të call center-ave mashtrues, ku përfshihet edhe Shqipëria, ndërsa banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK për falsifikime që lidhen me Fatmir Shpellzën. AKU bllokon 24 tonë misër në Shkodër për nivel të lartë aflatoksine.
Policia vazhdon operacionet për sigurinë publike: dy persona u arrestuan pas ndjekjes në Shkodër, ku përfshihej edhe krah i djathtë i grupit të njohur si “Licët”; një 40-vjeçar është ende në kërkim. Raporti i Bankës Botërore tregon se punësimi në Shqipëri nuk bazohet në meritë dhe nuk ka standarde të unifikuara për administratën publike.
Në planin ndërkombëtar, përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, ku ish-presidenti Trump refuzon negociata pa kushte dhe reagon mesazhi i Erdoganit, duke rrezikuar tregun e naftës. Ndërkohë, sporti i ka gjetur fituesit e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ku nuk përsëritet finalja e edicionit të kaluar.
Lini një Përgjigje