TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 17:59

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Nis protesta kundër qeverisë, ndërsa policia ka hapur hetime për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe marshimin drejt Rinasit. Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk tërhiqet dhe akuzon organizatorët për dëmtim të interesave të vendit.

Në politikë, deputetja Marjana Koçeku largohet nga Partia Socialiste dhe i bashkohet protestës, duke ndezur debat për mandatin e saj. Ndërkohë, PS ka zgjeruar kategoritë përfituese të amnistisë penale.

Kryeprokurori Olsian Çela raportoi mbi 50 mijë procedime penale gjatë vitit 2025, me Tiranën që kryeson për numrin e rasteve. Apeli i GJKKO-së la në burg Ilir Metën, ndërsa Fatime Kryemadhi refuzoi gjykimin e shkurtuar.

Në kronikë, një atentat në Mirditë i mori jetën Valter Lleshit, ndërsa në Belgjikë u arrestua Gert Gjinarari. Në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi kundërshton ekstradimin në Shqipëri.

Në arenën ndërkombëtare, Jordan Bardella sfidon hapur Brukselin, Zelensky kërkon takim me Putinin në G7, ndërsa Donald Trump festoi 80-vjetorin me një spektakël të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje