Dita e 15-të e protestave u shoqërua me marshimin drejt Aeroportit të Rinasit dhe bllokimin për disa orë të autostradës, duke shkaktuar debate mbi strategjinë e ndjekur nga organizatorët.
Policia ka nisur hetimet lidhur me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë. Burime bëjnë me dije se gjatë së martës janë marrë në pyetje disa persona në kuadër të verifikimeve për ngjarjen. Po ashtu po shyrtohen pamjet filmike për të identifikuar personat që orientuan turmën drejt Rinasit.
Protesta e së hënës shënoi ditën e 15-të të mobilizimit dhe u dallua nga tubimet e mëparshme për shkak të itinerarit të ndjekur nga protestuesit. Turma u nis në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa orë.
Pranë Rinasit, protestuesit u ndaluan nga forcat e policisë, duke mos arritur të vijojnë më tej marshimin. Situata solli trafik të rënduar dhe kolona kilometrike automjetesh në një prej akseve kryesore të vendit.
Lëvizja e protestuesve ka nxitur diskutime të shumta në media dhe rrjetet sociale. Një pjesë e komentuesve e kanë konsideruar marshimin drejt Rinasit si një përshkallëzim të revoltës dhe një përpjekje për t’i dhënë më shumë peshë protestës. Të tjerë kanë kritikuar zgjedhjen e bërë, duke argumentuar se marshimi i gjatë, që zgjati mbi pesë orë, lodhi pjesëmarrësit dhe shkaktoi shqetësime të konsiderueshme për qytetarët.
Ndërkohë, në debatet publike janë hedhur edhe pretendime se ndryshimi i itinerarit mund të ketë qenë një devijim i qëllimshëm që ndikoi në uljen e intensitetit të protestës. Këto mbeten pretendime të pa verifikuara dhe nuk ka reagime zyrtare që t’i konfirmojnë ato.
Hetimet e policisë pritet të fokusohen në rrethanat e bllokimit të autostradës, si dhe në përgjegjësitë e mundshme që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e protestës. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ndaj personave të marrë në pyetje do të ketë masa të mëtejshme procedurale.
Asgje nuk ka ndodhur. Sic marshojne ne rruget e Tiranes kane marshuar dhe ne Rinas. Kaq e madhe eshte revolta qendresa zemerimi deshira per ndryshim. Aludimet per percarje behen nga patronazhistet e Partise. Ju lumshin kembet cuna dhe goca. Rini per tu krenuar. Shume e lodhshme do kete qene. 2 gjara mendoj qe jane te rendesishme dhe duhet. Te dale nje perfaqesi e protestes. dhe te ashpersohet dhe me shume ndaj nje legeni kryeminister, hajdut i rendomte, letyre politike. Mjaft eshte Mjaft. I ka bere nje dem ketij vendi qe nuk ka burg qe e lan. Ndonese ben si i forte, perballe nesh eshte nje mize. Nuk ka nevoje te shkojme deri ne rinas. Mjafton te qendrojme dhe ne Tirane dhe mos kemi asnje lloj frike. Po luan me nervat e njerezve, po nese ka nje psikopat, te lemerisur nga frika eshte pacavurja e gjate. Ne festijme qe tani me protesten se e dime qe koha e ketij kryeministri ka perfunduar.