TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 11:57

UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta
Edicioni informativ

Lexues të Pamfleti, ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku ndër lajmet më kryesore veçojmë:

1. Sot, 15 vite nga krimi shtetëror/ Edi Rama pritet të hedhë bombën kundër SPAK

Qeveria ka organizuar një aktivitet solemn për ngjarjen e 21 janarit 2011, meqë shënohet 15-vjetori. Përveç retorikës së pritshme, mazhoranca ka përgatitur një ofensivë të fortë institucionale.

Mësohet se mazhoranca do të kërkojë një vendim parlamentar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, e cila e ka cilësuar ngjarjen si krim shtetëror. Vendimi parlamentar pritet të vërë në qendër të kritikës SPAK-un si institucion që ka shmangur hetimin e çështjes. Burime parlamentare bëjnë me dije se është përgatitur edhe një variant i gjatë dhe i argumentuar, i cili prej kohësh u është përcjellë edhe kancelarive perëndimore.

Ndërkaq, sipas burimeve pranë mazhorancës, Kuvendi do të kërkojë thjesht ekzekutimin e vendimit për “krimin shtetëror”. Po këto burime theksojnë se Kuvendi do t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela zbatimin e këtij vendimi.

Bëhet fjalë për një zhvillim të bujshëm, pasi kemi të bëjmë me një devijim ose anashkalim flagrant të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka detyrim kushtetues të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit.

Rama sulmon SPAK për 21 janarin/ Kanë rroga më të larta se qeveria, por ende s’ka drejtësi

Ditën e sotme shënohen 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë të pafajshëm.

Në Kryeministri u mbajt ceremonia e homazheve, ku kryeministri Edi Rama, kujtoi rrjedhjen e protestës që u zhvillua në 2011-ën.
Rama deklaroi se 15 vitet që kanë kaluar pa drejtësi për ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një boshllëk të madh për familjarët e dëshmorëve, duke i cilësuar si një jetë poshtërimi për ata që humbën të afërmit. Më tej, kryeministri ka sulmuar SPAK teksa tha se gjyqtarëve dhe prokurorëve u paguajnë paga më të larta sesa vetes dhe ende nuk kanë vënë drejtësi për çështjen e "21 janarit".

Debati për Irena Gjokën/ KLGJ: Nuk kemi asnjë shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar mbrëmjen e djeshme lidhur me skandalin e dënimit të gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, në shtetin grek për falsifikim dokumentesh, duke mohuar se ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në një njoftim zyrtar për mediat, KLGJ bën të ditur se deri në orën 20:30 të datës 20 janar 2026, nuk ka mbërritur në adresën e institucionit asnjë shkresë zyrtare nga Prokuroria. “Sapo shkresa të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës dhe do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thuhet në reagim.

Por ky deklarim bie ndesh me njoftimin e mëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila deklaroi se ka dërguar jo vetëm vendimin autentik të dënimit të Gjokës në Greqi, por edhe aktin e arkivimit të prokurorit grek, për shkak të pamundësisë së ekzekutimit të vendimit penal.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetime për këtë çështje, duke regjistruar një procedim penal pa emër mbi rrethanat e dënimit dhe mosdeklarimit të tij nga ana e gjyqtares, si dhe mbi mënyrën si është trajtuar ky informacion nga institucionet shqiptare.

Shoqërohen me forca të shumta policie/ Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sërish në Shqipëri, këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës. Vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump janë parë sot në jug të vendit, të shoqëruar nga masa të shtuara sigurie.

Sipas burimeve, Jared Kushner ka mbërritur në Vlorë rreth orës 10:00 të paradites dhe aktualisht ndodhet në zonën e njohur të Ujit të Ftohtë, ku është akomoduar në një nga hotelet elitare të zonës. Më pas, edhe Ivanka Trump i është bashkuar bashkëshortit të saj, duke konfirmuar praninë e çiftit në qytetin bregdetar.

Lëvizjet e tyre janë shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të posaçme sigurie për shkak të profilit të lartë të vizitorëve. Prania e tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët dhe pushuesit, duke ngjallur interes dhe vëmendje në zonat ku ata janë shfaqur.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Shqipërinë. Vizita e tyre e fundit në vendin tonë ishte në korrik të vitit 2025, çka tregon një rikthim të shpeshtë të çiftit në destinacionet turistike shqiptare, veçanërisht në jug të vendit.

Për më shumë, klikoni në linkun e edicionit të lajmeve të orës 12:00

 

edicioni informativ pamfleti

1 Komente

  1. N
    Nerim Lumi

    Vetë Rama me shpurën e tij janë ideatorët e vrasjeve me 21 janar....E vërteta dihet,por të gjithë kanë frikë t'a shprehin në publik...etj....etj...etj..Nuk shpreh as më të voglën simpati për PD-në e kryetarin e saj,por shpreh edhe urrejtjen për të majtën e kriminalizuar që na mashtroi duke i falur votën në vitin 2012..

    Lini një Përgjigje