Aktualitet11 Prill 2023, 11:26

‘Urën e Zogut’ e shkatërroi Pëllumb Salillari; 2.5 milionë Euro rehablitim do t’i paguajmë ne

Shkruar nga Pamfleti
‘Urën e Zogut’ e shkatërroi Pëllumb Salillari; 2.5
'Ura e Zogut' mbi lumin Mat

Sipas VKM, fondi 575 milionë lekë që qeveria akordoi më 7 prill 2023, është vetëm për financimin e projektit teknik të rehabilitimit, ndërsa shkatërruesi Pëllumb Salillari jo vetëm nuk paguan asnjë qindarkë e  nuk po preket nga drejtësia, por vazhdon merr inerte në shtratin e lumit pranë urës së dëmtuar

Për rehabilitimin e Urës së Zogut, kryeministri Edi Rama ka akorduar fond financiar, pas 4 vitesh të lënë në mëshirë të fatit dhe nën masakrën e skrapeve të kompanisë ndërtuese “Salillari”.

Më propozim të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe me vendim të  qeverisë më 7 prill 2023, Ministrisë së Kulturës i janë shtuar 575 milionë lekë, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente, në objektin “Ura e Matit”, Monument Kulture i kategorisë  I-rë.

Pra, shteti paguan nga taksat e shqiptarëve, për të shpëtuar urën nga shembja, kur shkatërruesi i saj dihet që është Pëllumb Salillari nga fshatrat e Beratit, i cili ka marrë rërë e zhavorr  në shtratin e lumit Mat.

Sipas ligjit, Ministria e Mjedisit, duhet ta ndëshkojë me gjobë 500  milionë lekë Pëllumb Salillarin, që ka dëmtuar urën Monument Kulture Kategoria e I-rë, ndërsa policia duhet ta prangosë pronarin Pëllumb Salillari, që merr inerte lumore pa leje në zonën pranë urës.

Por nuk veprojnë, sepse Pëllumb Salillari është mik e klient i preferuar i kryeministrit Edi Rama dhe sponsor i fushatave, aktiviteteve e kongreseve të PS, madje siç zbuloi prokuroria nga 2 të arrestuar, është edhe dërgues çantash me miliona te Babloku.

Në vend që qeveria të detyrojë shkatërruesin Pëllumb Salillari, për të  rehabilituar Urën e Zogut me shpenzimet e tij, kryeministri firmos vendimin që dëmin e Salillarit ta paguajnë shqiptarët, të cilëve, u ka vjedhur miliona Euro edhe nëpërmjet tenderëve e koncesioneve.

Sa për saktësim, këto 575 milionë lekë të akorduara për Urën e Zogut, janë vetëm për financimin e projektit teknik të rehabilitimit, ndërsa sipas informacionit nga Ministria e Financave që ka miratuar fondin, rehabilitimi fizik parashikohet të jetë afro 2 milionë Euro.

Ndërsa shkatërruesi Pëllumb Salillari, që ka marrë miliona Euro inerte falas, jo vetëm nuk preket nga drejtësia, por vazhdon gërryen shtratin e lumit pranë urës së dëmtuar.

Nuk do jetë çudi, që me urdhër të Bablokut, ministrja Elva Margariti, t’ia jap firmës “Salillari” edhe 2.5 milionë Euro tender, që do paguaj shteti për rehabilitimin e Urës së Zogut./Pamfleti

ura e zogut salillari