TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2023, 08:44

Blendi Fevziu: Frika ime pas zgjedhjeve të 14 majit

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Fevziu: Frika ime pas zgjedhjeve të 14 majit
Moderatori Blendi Fevziu

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar pragfushatën e 14 majit dhe mënyrën se si kandidatët kanë zgjedhur të zbresin këtë herë në terren dhe komunikimin me publik, qoftë atë tradicional, qoftë atë përmes platformave të reja. 

Gazetari thotë edhe se çfarë do t’i bënte mirë fushatës elektorale, duke nisur nga një debat e përballje mes kandidatëve, për të cilën prej vitesh nuk flitet më.

“Çdo garë ka emocionet e veta, por këto zgjedhje janë pak më të ftohta. Duket sikur gara nuk është ndezur tamam”, tha Fevziu në një intervistë për A2 CNN.

Sipas tij, janë dy modele të ndryshme fushate: “Modeli i atij që është në pushtet, që janë promovimet apo inaugurimet. 

Është avantazhi i pushtetit që gjithmonë ka diçka për të promovuar në ditët e fundit para fushatës. Ndërkohë, problemi kryesor i opozitës është fokusimi. Nuk e kam shumë të qartë se cila do të jetë strategjia e tyre”.

Fevziu tregoi edhe frikën që ka në prag të këtyre zgjedhjeve: “Nuk e shoh të vështirë garën, por kam frikë që situata degradon pas garës”.

14 maji blendi fevziu

Lini një Përgjigje