TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2025, 15:17

"Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë", gazetari denoncon: Fëmijët me temperaturë detyrohen të presin radhën

Shkruar nga Pamfleti

"Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë", gazetari denoncon:

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Ai e ka krahasuar me një sportel banke.

Në denoncimin e tij, gazetari thotë se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore.

Stafa shkruan se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë sipas gjendjes së pacientëve dhe jo radhët numerike.

Ai thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla.

"Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë", gazetari denoncon:

“E patolerueshme fakti që fëmijët me temperaturë, probleme në frymëmarrje apo të vjella detyrohen të presin së bashku në një ambient të mbushur plot, duke rritur rrezikun e përhapjes së infeksioneve,” shprehet Stafa.

“Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.

Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!

Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh (kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.

Por absurdi nuk mbaron këtu:

Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.

Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.

Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.

S'mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!

Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapësira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së. Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.

Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë”, shkruan gazetari.

Lini një Përgjigje