TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2025, 13:51

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, mbërrijnë në Gjykatën e Korçës 8 të arrestuarit 

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, mbërrijnë në

Kanë mbërritur në Gjykatën e Korçës 8 të arrestuarit për vrasjene e 14 vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet mesditën e sotme.

Në ambientet e jashtme të gjykatës prani e shumtë njerëzish dhe forca policie.

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.

Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri.

Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.

Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës.  34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi.

14-vjeçari Erald Xhejo ndërroi jetë në spital, ndërsa ndihmë mjekësore mori edhe autori që mori dëmtime por jo me mjet prerës. Të mkiturit ishin takuar në lokalin e fshatit Pirg për t’u sqaruar, por autori ka shkuar i armatosur me thikë.

Ky i fundit bënte edhe të fortin nëpër rrjete sociale. Në disa foto të publikuara nga mediat shihet teksa i riu pozon me armë zjarri, ndërsa shkruante mesazhe të tipit: "shfaqem kur s'ta pret mendja". 

Lini një Përgjigje