Aktualitet26 Korrik 2023, 14:31

Vakancat në KLGJ dhe KLP, Ambasada e SHBA: Nxisim kandidatët e kualifikuar të aplikojnë, do ta ndjekim nga afër procesin

Shkruar nga Pamfleti

Vakancat në KLGJ dhe KLP, Ambasada e SHBA: Nxisim kandidatët e

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se janë hapur vende vakante brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës, bëhet thirrje që personat e kualifikuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë në themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Tashmë, janë hapur vende të lira brenda dy këshillave. Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.

Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli – 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë – me një mandat pesë-vjeçar.

Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi. 

ambasada amerikane kandidatet klp klgj