TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 10:54

Vangjush Dako në qeli, zbardhet dosja që fundosi ish kryebashkiakun e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Vangjush Dako në qeli, zbardhet dosja që fundosi ish kryebashkiakun e
Vangjush Dako

Është zbardhur dosjen e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë, mes të cilëve dhe ish-zyrtarë të bashkisë.

SPAK ka të zbardhura shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Vangjush Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

Në rastin e parë bëhet fjalë për dëmtimin e një pallati në Durrës që u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe rasti i dytë për një procedurë prokurorimi projekt zhvillimor vlera e të cilit është “fryrë” duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.

Po kështu, kontrolli i kuotës është bërë më 27 Nëntor 2014 dhe pagesa e tarifës është bërë më 16 Shkurt 2015. Në 19 Maj 2015 është bërë pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe më 27 Maj 2015 është miratuar certifikata e përdorimit nga drejtori i Planifikimit të Territorit, Adhurim Qehajaj, dhe po në të njëjtën datë është nënshkruar nga Vangjush Dako, si kryebashkiak në atë kohë, dhe shkresa i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.

Sipas dosjes së SPAK, rezulton se për rastin e parë, atë të pallatit, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 Tetor 2014 ndërsa pagesa e tarifës më 16 Mars 2015. Kurse kontrolli i karabinasë së përfunduar është bërë më 10 Shkurt 2015 dhe pagesa e tarifës më 9 Prill 2015.

Sipas dosjes së SPAK, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës por dhe i ndërtuesit ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por dhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh dhe në këtë afat kohor të përpilohen të gjitha dokumentet”.

SPAK evidenton gjithashtu se në projekt ishte parashikuar që ashensori të zbresë deri në pjesën e garazhdeve, ndërtim ky që nuk është bërë.

Rikujtojmë se 10 personat e arrestuar nga SPAK për këtë dosje janë: Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Fareuku, Adnand Toçilla, Meri Semini Priftuli, Ferzilet Hajderi, Djana Dedja.

vangjush dako

Lini një Përgjigje