
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ermal Kokon, pronarin e pishinës “GLOW”, i arrestuar tre ditë më parë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 15-vjeçari Arbër Peçi.
Pishina private 'Glow', ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Ermal Kokos, burri i nënkryetares së bashkisë.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Ervin Kore. Gjatë shqyrtimit të çështjes, prokurorja Nettila Miftaraj paraqiti argumentet dhe provat që lidhen me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në pishinën në pronësi të familjes së nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Ben Pasho kërkoi një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që Ermal Koko të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Lini një Përgjigje