TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 21:22

Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve: Kërkojmë të gjitha të dhënat e mjekimit dhe protokollin e ndjekur ndaj të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve: Kërkojmë

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, ka reaguar sërish për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes për rregullimin e dhëmbëve në një klinikë private në Tiranë.

Në një postim në faqen zyrtare, Urdhri i Stomatologëve ka kërkuar nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar ndaj 3-vjeçarit, të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj tij.

USSH kërkon gjithashtu protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit, ndërsa thekson se stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Më tej USSH bën me dije se “nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparaqitja në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë”.

Njoftim zyrtar:

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, përfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparaqitja në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte së bashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret.

Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.

Ngjarja u bë publike më 5 Tetor, ku prindërit denoncuan publikisht mjekun duke e akuzuar si shkaktar të vdekjes së 3-vjeçarit. Ata deklaruan se mbidoza e tepërt e narkozës ka qenë shkak që vogëlushi ka ndërruar jetë.

te miturit vdekje 3-vjecari urdhri i stomatologeve

Lini një Përgjigje