
Familjarë të 27-vjeçarit Jani Rustemit kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar drejtësi për të riun që vdiq nën arrest.
Ai ishte i arrestuar për vjedhjen e një tapeti e një palë atleteje kur u arrestua dhe përfundoi në spital. I riu njihej si përdorues droge dhe mjekët dyshohet se i kanë dhënë overdozë metadon për qetësim.
Familjarët shprehen se kur ishin në spital, nuk e lejonin që të shihnin djalin dhe pasi ka ndërruar jetë pretendojnë se kanë vënë re shenja dhune në trupin e tij.
“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikonim.
Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo.
Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të kenë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, thanë familjarët e të riut.
Lini një Përgjigje