TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2023, 14:14

“Koha e maskarenjve, atdheu i shqiptarëve”, Artan Hoxha: Mbani frymën njerëz, betejë epike për Fredi Belerin në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

“Koha e maskarenjve, atdheu i shqiptarëve”, Artan Hoxha: Mbani

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar gjyqin që po zhvillohet në GJKKO ndaj Fredi Belerit, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Hoxha shkruan se në ka filluar rezervimi i tavolinave VIP, për të ndjekur ne radhën e parë vendimin e gjykatës për Belerin.

“Mbani frymën njerëz. Në një sallë të lodhur të GJKKO, po zhvillohet një beteje epike… Davidi, me falni Dhionisios kundër Goliadit, Shqipërisë. Regjimi ultranacionalist i Edi Ramës dhe tirania e Shqipërisë, përballë me mbrojtësin e demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, tribunin e helenizimit të Himarës, palikarin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës, dora vet Dhionisios Alfred Petro Beleri… Zito i Alvania! Koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve.

Në foto: Për shkak të rëndësisë se madhe globale që ka çështja dhe super audiencës mediatike, në një lokal mëhallë në Shkozë, ka filluar rezervimi i tavolinave VIP, për të ndjekur ne radhën e parë vendimin e gjykatës për Bejlerin.”- ka shkruar Hoxha.

Ditën e sotme Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë, i cili dhe fitoi zgjedhjet do të dalë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Seanca ka nisur në orën 13:00 dhe gjyqtare është caktuar Atalanta Zeqiri. Fredi Beleri u arrestua  më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Nëse shpallet flajtor, Fredi Beleri rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg sipas ligjit shqiptar. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.

“Koha e maskarenjve, atdheu i shqiptarëve”, Artan Hoxha: Mbani

artan hoxha

Lini një Përgjigje