TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 12:24

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të shkojë në maternitet 

Shkruar nga Pamfleti
Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep
Erion Verliaj dhe bashkëshortja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë për herë të dytë baba. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dhënë leje Veliajt që të largohet përkohësisht nga paraburgimi për të vizituar bashkëshorten dhe foshnjën e porsalindur. Mësohet se ai është nisur drejt maternitetit për të qenë pranë familjes në këtë moment të rëndësishëm. 

Kujtojmë që çifti janë edhe prindër të një djali tjetër, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2018.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt 2025, pra prej rreth 16 muajsh, pas arrestimit të tij në kuadër të një hetimi të SPAK. Gjatë kësaj periudhe, Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa kryebashkiaku i Tiranës ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

erion veliaj

Lini një Përgjigje