TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2025, 22:49

Pse e kërkon Brazili Ervin Matën? Gazetari: Peshk shumë i vogël në raport me Çopjat

Shkruar nga Pamfleti

Pse e kërkon Brazili Ervin Matën? Gazetari: Peshk shumë i

Autoritetet braziliane kanë lëshuar një urdhër-arrest për shtetasin shqiptar Ervin Mata, 38 vjeç, i njohur si një biznesmen i profilit të lartë që jeton në Brazil.

Mata është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi rezulton i përfshirë në ngjarjen e ndodhur te lokali “Monopol”, gjatë përplasjes me Ervis Martinajn ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se emri i Ervin Matës më tepër është mitizuar dhe fuqia e tij në trafikun e drogës nuk krahasohet me organizata të tjera kriminale që gjithashtu veprojnë në Amerikën Latine si Çopjat apo Çelët.

Emri i Ervin Matës lidhet me një mit që është krijuar për të, mund ta përshkruaj si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Latine në vendet evropiane, megjithatë nga rastet e fundit që ka zbuluar SkyEcc Ervin Mata duket një peshk shumë i vogël në raport me Çopjat apo me grupin kriminal të vëllezërve Çela. Ervis Çela kam informacion që qëndron në vende të tjera të Amerikës Latine. Emri i tij për herë të parë u bë i njohur në masakrën e ish-Bllokut në 2018 ku humbi jetën truproja i Ervis Martinaj me të cilin ka pasur një konflikt dhe u ekspozua nga një dosje e SPAK në 2023”, tha Ferhati.

Lini një Përgjigje