Aktualitet26 Shkurt 2024, 15:22

Vettingu në polici, drejtori i AMP: Po hetojmë për përdorimin e aplikacionit SKY në radhët e efektivëve

Shkruar nga Pamfleti

Vettingu në polici, drejtori i AMP: Po hetojmë për

Vettingu në polici vijon dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kërkon edhe ndihmë e qytetarëve.

Deri më tani sipas drejtuesit të këtij institucioni, asnjë punonjës i policisë nuk ka deklaruar përdorimin e aplikacionit SKY ECC, përveç rastit të një punonjësi të Gardës.

Megjithatë hetimet po kryhen dhe tashmë edhe qytetarët mund të japin informacion nëpërmjet një aplikacioni publik.

“Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY. Ishte vetëm një punonjës i gardës së republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani.

Si institucioni që kryen vettingun e oficerëve të policisë, për shkak të ligjit AMP kontrollon vetëm 300 zyrtarë për shkak të funksioneve që mbajnë.

“Një etapë komisioni i jashtëm i vlerësimit ka nxjerrë 70 vendime nga 2018, aktualisht AMP ka 22 vendime. Praktikisht 10 konfirmime në detyrë janë shpallur nga AMP. Mundësia për të gjeneruar dokumentacion për pasuritë mbetet sfidë më vete. Është shumë vështirë për dedektuar një pronë të një personi që e ka fshehur, sepse bazohet vetëm mbi dokumente. Pra nuk po flasim për personat e bashkëlidhur.  Pjesa tjetër është e vështirë”, tha Florian Sulejmani në një intervistë për Top Channel.   

vetting ne polici florion sulejmani