TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 18:36

Video/ Zjarr pranë banesave në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi në lagjen “Kushtrimi”

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Zjarr pranë banesave në Vlorë, flakët përhapen

Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë një blloku banimi, ndërsa favorizuar edhe nga kushtet e motit, zjarri po përhapet me shpejtësi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë nisur operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se ekziston rreziku që zjarri të afrohet pranë banesave të zonës, çka ka shtuar shqetësimin e banorëve.

Autoritetet po punojnë për vendosjen e situatës nën kontroll, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vijim priten informacione të tjera mbi zhvillimin e ngjarjes.

zjarr vlore

Lini një Përgjigje