
Publikohet një tjetër video që tregon se si ndodhi aksidenti sot në Tiranë ku autobusi i linjës së “Unazës” mori para 9 makina. Ngjarja ndodhi te zona e “Shallvareve” dhe fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm disa persona të dëmtuar.
Videoja në fjalë është filmuar nga kamera e një makine dhe shihet lëvizja e autobusit që te hotel Dajti në drejtim të stacionit te “Tajvani”. Por vihet re se autobusi nuk frenon fare, por i merr para të gjitha makinat.
Lini një Përgjigje