
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza” iu drejtua me një njoftim pasagjerëve, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në Francë.
“Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim.
Sipas sindikatës së punonjësve, greva po zhvillohet për shkak të mungesës së stafit dhe menaxhimit të keq.
Lini një Përgjigje