Një nga debatet më të diskutuara lidhur me emërimin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është vendosja e testit fizik si kriter për kandidaturat.
Ish-prorkrori Ervin Karanxha ka hedhur dritë mbi arsyet që fshihen pas këtij vendimi, duke zbuluar se vendosja e këtij testi lidhet ngushtë me standardet dhe kërkesat e partnerëve amerikanë.
“SPAK dhe BKH kanë pasur shumë bashkëpunime me amerikanët dhe FBI-në, dhe ky ka qenë shkaku që është vendosur ky kriter", tha ai për "Report TV".
Sipas tij, testimi fizik është një kërkesë që reflekton modelin e strukturave hetimore amerikane, të cilat i japin rëndësi jo vetëm aftësive intelektuale dhe profesionale, por edhe përgatitjes fizike të zyrtarëve që merren me çështje të rënda kriminale dhe operacione komplekse në terren.
Lini një Përgjigje