TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2025, 16:48

“Mercenarë të SPAK-ut"/ Asociacioni i Gazetarëve dënon gjuhën e përdorur nga Blushi: Mos përbalt median me qëllimet e tua politike! 

Shkruar nga Pamfleti

“Mercenarë të SPAK-ut"/ Asociacioni i Gazetarëve

Kur del “dështak” 24 karat në zgjedhje, nuk të mbetet zgjidhje tjetër veçse të sillesh si Don Kishoti i Mançes e të kërkosh për armiq imagjinarë.  

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, ka dënuar gjuhën e përdorur nga Tedi Blushi në një nga deklaratat e tij për shtyp nga selia e Partisë së Lirës, ndaj mediave.  

AGSH-ja i ka bërë thirrje Blushit dhe të gjithë politikanëve që të ndalin fushatën e tyre denigruse ndaj gazetarëve dhe t’i lejojnë ata që të bëjnë punën e tyre, informimin e publikut.  

Asociacioni i Gazetarëve ka kërkuar nga Blushi në veçanti që të mos përdorë më termat “mercenarë të SPAK”, drejtuar gazetarëve, për t'i pasqyruar ata për qëllime politike si armiq të partisë që ai drejton. Megjithatë, kur del “dështak” 24 karat në zgjedhje, nuk të mbetet zgjidhje tjetër veçse të sillesh si Don Kishoti i Mançes e të kërkosh për armiq imagjinarë.  

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon gjuhën e përdorur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj disa gazetarëve që raportojnë mbi veprimtarinë e SPAK dhe konkretisht për hetimin ndaj Zotit. Ilir Meta. 

Ne i konsiderojmë të papranueshme etiketimet e reporterëve si "mercenarë të SPAK" dhe krijimin e një narrative për njëanshmërinë e kolegëve teksa ushtrojnë të drejtën e tyre për të informuar publikun mbi hetimet ndaj zyrtarëve.  
Partia e Lirisë dhe të gjithë ata që ushtrojnë role publike, duhet të ndalin fushatën denigruese ndaj gazetarëve e cila ka për qëllim që të ulë besueshmërinë e fakteve të raportuara prej tyre.  

Z. Blushi dhe çdokush tjetër është në të drejtën e tij të pretendojë fakte në diskursin publik, sikundërse është po aq përgjegjës për t'i paraqitur publikut fakte, dhe jo propagandë kur vendos në shenjestër gazetarët.  
AGSH ju bën thirrje politikanëve në tërësi, dhe z. Blushi në veçanti si një ish gazetar, të respektojë punonjësit e medias dhe të mos i përbaltë ata për qëllime të qarta politike", thuhet në deklaratën e AGSH-së. 
 

Lini një Përgjigje