TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 22:07

Vota preferenciale/ Sherr mes kandidatëve të PS në ‘Whatsapp’, Rama tenton të qetësojë situatën: Mos i hyni asaj pune!

Shkruar nga Pamfleti

Vota preferenciale/ Sherr mes kandidatëve të PS në

Por pavarësisht tentativave të Ramës dhe Ballës për të qetësuar situatën, rreth 15 kandidatë të PS-së në lista të hapura kanë kërkuar sot në KQZ pamjet filmike nga Parku Olimpik, ku janë numëruar votat e diasporës, pasi dyshojnë se ka pasur manipulime brenda partisë.

Parti Socialiste ka shpërthyer në konflikte të brendshme, mes kandidatëve të listave të hapura. Akuza të shumta për vjedhje votash brenda partisë kanë nisur që ditën enjte në PS, kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik nisi të numërohej.

Sherri mes kandidatëve të PS-së ka shpërthyer në grupin Whatsapp dhe fillimisht drejtuesi i diasporës në PS, Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.

Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve. Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.

Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur brenda Partisë Socialiste e cila ka shpërthyer në akuza dhe kërcënime. Në irritomë sipër, ajo ka shkruar në grupin e “Whattaspit”: “I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”.

Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej  bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.

Në këto momente ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku u ka kërkuar qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.

Por pavarësisht tentativave të Ramës dhe Ballës për të qetësuar situatën, rreth 15 kandidatë të PS-së në lista të hapura kanë kërkuar sot në KQZ pamjet filmike nga Parku Olimpik, ku janë numëruar votat e diasporës, pasi dyshojnë se ka pasur manipulime.

Kjo ka nxitur edhe një herë reagimin e Ramës i cili ka dërguar në grupin e deputetëve, një tjetër mesazh ku apelon që këta kandidatë të mos i hyjnë asaj rruge, duke shtuar se nuk kishte asnjë shans që votat të ishin përvetësuar.

“Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote”, shkruan Rama mes të tjerash në mesazhin e tij.

Lini një Përgjigje