TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 15:14

Dosja ‘Partizani’ kalon për gjykim, Gjokutaj: Jo me procedurë të shkurtuar, ja strategjia që do ndjekim

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Partizani’ kalon për gjykim, Gjokutaj: Jo me

Gjykimi ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, në kuadër të dosjes ‘Partizani’ do të kalojë në gjykim themeli me procedurën e zakonshme, pra jo me gjykim të shkurtuar. Kjo u pohua nga avokati i  ish-Kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, pasi GJKKO vendosi sot të kalojë për gjykim dosjen Partizani ku si të pandehur janë 5 persona.

Gjokutaj e cilësoi vendimin e GJKKO-së për të kaluar dosjen për gjykim sit ë diktuar nga Edi Rama.

"Sot ishte seanca e fundit, ku u bë edhe vendimmarrja që sapo thatë. Paraqitëm kërkimin për pavlefshmëri të të gjitha akteve të gjyqtares Irena Gjoka gjatë hetimit paraprak.

S’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, vendimet e marra prej saj kanë qenë të pavlefshme. Kjo gjyqtare rrëzoi kërkesat pa argumentuar.

Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim.

Kjo paligjshmëri po mban Jamarbër Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak. Rama përmes GJKKO e realizoi edhe këtë fazë për ta dërguar çështjen në gjyq.

Ishte një citim dispozitash nenesh që mendoj se janë për studentët se çfarë do bëhet, dosja do shkojë atje, do hidhet shorti dhe vetëm nuk tha që atë ditë do bie shi ose diell. Nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar, se mungon fakti penal, dhe e dyta në momentin kur konstaton akte të pavlefshme dhe të papërdorshme gjykimi i shkurtuar është i rrëzuar automatikisht.

Kjo gjykatë, i vleftësoi ato akte dhe e dërgoi në gjyq, por neve kemi leximin tonë të ligjit, germë për germë, faqe për faqe.

Edhe kallëzim kemi bërë, këtu nuk ka çarje në radhët e tyre, se rasti është flagrant. Nga ana e gjyqtares, për çështje edhe profesionale edhe etike, duhej të ishte dhënë një version i saj, një shpjegim, ose të ndërmerrte ndonjë veprim të largohej.

Është më mirë kur ikën vetë me këmbët e tua se kur të heqin. Ne po vazhdojmë, kemi edhe ne strategjinë tonë, ne po luftojmë në një terren që nuk ka sy që shikojnë dhe nuk ka veshë që dëgjojnë", tha Gjokutaj. 

 

Lini një Përgjigje