Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 07:18

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndrueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit.

Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

vranesira moti reshje