Aktualitet28 Maj 2024, 08:23

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e sotme moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës, dhe ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, do te kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore-malore, reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      10/23°C

- Zonat e ulëta       14/27°C

- Zonat bregdetare 15/27°C

vranesira shi parashikim moti