Aktualitet28 Maj 2024, 07:45

“Autoritetet franceze sollën blloqe edhe për politikanët”, ish-prokurori tregon detaje nga mesazhet e aksionit të SPAK ndaj bandave

Shkruar nga Pamfleti

“Autoritetet franceze sollën blloqe edhe për

Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, ka komentuar aksionin e SPAK të disa ditëve më parë ndaj bandave kriminale.

Beci deklaroi se në mesin e materialeve që kanë ardhur nga autoritetet franceze në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”, apo zyrtarisht “Revanshi”, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, ata për korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.

“Në bazë të CD-ve të ardhura nga autoriteteve franceze për krimin e organizuar shqiptar, zyrtarëve shqiptarë, “Metamorfoza” do të vazhdonte me numra 10, 11, 12. Me ato materiale që unë kam dijeni se ka, prokuroria mund të vazhdojë 10 vite. Revanshi i “Metamorfozës” duhet të përcaktojë prioritetet për indentifikuesit konkretë sepse vonesa në hetime i bëri njerëzit që do të identifikohen dhe shumica ikën në Dubai.

Prokuroria duhet të krijojë grupe dinamike që edhe këta që kanë mbetur këtu të mos shkojnë në Dubai.

“Metamorfoza”, në materialet që kanë ardhur nga autoritetet franceze, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, për korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorë policie dhe administrate.

Grupet hetimore po punojnë për të nxjerrë “Metamorfozën” për krimin, politikën. Për vrasjet do të merren dosjet e vjetra. Jemi në pamundësinë e faktit penal vetëm me këto transkripte.

Është totalisht e pamjaftueshme për të realizuar procesin e të provuarit vetëm me mesazhe, sepse mendimi kriminal në jurisprudencë nuk dënohet. Ne kemi indicien e mesazheve që do të bëj këtë apo atë. Nëse dikush ka thënë se do të vras personin Z duhen tabulatet, armët e sekuestruara, bashkëpunëtorët”, tha Beci në emisionin “Të Paekspozuarit”.

politikane ish prokurori mesazhe spak banda kriminale