TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2025, 06:56

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Ndërkohë, në krahasim me ditët e fundit ka një ulje të lehtë të temperaturave, megjithëse në pjesën më të madhe të vendit vlerat maksimale do të jenë mbi 21 gradë.

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje