
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ajo që ndodhi në Vlorë, ku djali i anëtares së KLP dhunoi për vrasje ndërtuesin Armando Meshau është një krim i shëmtuar.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rei Meta, një sekser gjobëvënës me emrin e të ëmës në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushte në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau’.
Ai shtoi se djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.
“Krim i shëmtuar! Rei Meta sekser vrasës, djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta i merr jetën inxhinierit Armando Meshau.
Miq, sot në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, nje sekser gjobvenes me emrin e te emes në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushta në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau.
Ky sekser qe i kishte premtuar inxhinierit se do ti zgjidhte nëpërmjet nenës se tij anëtarë e KLP një çështje pronësie kundrejt shpërblimit me nje apartament. Por sekseri bandit nuk kishte mbaruar pune dhe megjithatë kërkonte apartamentin te cilin inxhinieri refuzonte te ia jepte ndaj dhe vrasësi i mori jetën.
Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje