TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2023, 11:00

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkon që të thirret për të dëshmuar Gazment Bardhi

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkon që të thirret

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancën për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj, të thirret edhe Gazment Bardhi. Kjo ka qenë një kërkesë e papritur pë trupin gjykues. Ditën e sotme po zhvillohet seanca ku do të merren në pyetje disa nga 59 dëshmitarët për këtë ngjarje.

Trupi gjykues pas kërkesës së organit të akuzës është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të thërrasë apo jo deputetin Bardhi si dëshmitar.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

elbasan gazment bardhi

Lini një Përgjigje