
Mit'hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit u shpreh se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani “është krim i organizuar”.
Sipas tij, “Policia e Shtetit ka nisur degradimin e saj që kur filloi kanabizimi i Shqipërisë”.
“Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin.
Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, tha Havari.
Lini një Përgjigje